Menuja Kryesore

Sportet

Renditjet

Lumi Xhekpotin
€553,379.27
Luaj lojërat tona tradicionale
Fitoni Golden Pot, dhe Lumi Xhekpotin
Fito duke u argëtuar

Fituesit e Xhekpotëve
Loja KazinosXhekpoti Aktual
Black Cherry1,802.69€
Roulette1,523.90€
Five Times Pay5,412.36€
BINGO1,230.12€
KENO5,117.63€
MP Roulette6,467.50€
Blackjack1,740.89€
Royal Poker4,627.24€

Bonusat dhe promocionet
5 ndeshje 5%
7 ndeshje 10%
9 ndeshje 15%
11 ndeshje 20%
14 ndeshje 25%
15 + ndeshje 30%

Edhe një mundësi më tepër për të fituar më shumë

Kujdesi për
klient

Kontakto direkt
e-mail:
[email protected]

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme te www.LumiBet.com, në pronësi dhe nën menaxhimin e Lumi Alba Kos Corporation ltd dhe e rregulluar me licencë nga Lumi Alba Kos Corporation S.A.
LumiBet, ështe e licencuar dhe rregulluar nga juridiksioni i Shtetit të Costa Rica,
Numri i regjistrimit: 3-101-546890, Numri i licencës: 2270

Vëni re:

Ne ju rekomandojmë që ti lexoni këto kushte dhe rregulla me shumë kujdes (“Kushtet e Përdorimit,” apo “Rregullat”) para se të hyni ne cilën do pjesë të kësaj ueb faqeje, ose para përdorimit te cilit do nga produktet dhe shërbimet qe janë ne dispozicion ne këtë ueb faqe. Ne gjithashtu ju rekomandojmë ti ruani, ne mënyrë digjitale ose fizike, çdo postë elektronike, konfirmim, ose çfarëdo forme të paralajmërimit e cila përmban ndryshime, shtojca, apo çfarëdo veprimi tjetër që është i lidhur me Kushtet dhe Rregullat. Gjithashtu vlen të vini re që Lumi Alba Kos Corp. e mban të drejtën që ta ndryshojë cilën do pjesë përbërëse të këtyre Kushteve dhe Rregullave pa paralajmërim paraprak. Megjithatë, ne do të tentojmë ti informojmë përdoruesit e kësaj ueb faqeje për ndryshimet e mëdha në Kushtet e Referencës.

Këto Kushte dhe Rregulla së fundi janë azhurnuar më 01 Korrik 2012.

Versioni Nr.: LBTC1.00

1. Pranimi dhe aprovimi i Kushteve dhe Rregullave

Duke e përdorur dhe/ose duke u regjistruar në ueb faqe-n tonë, ju e ofroni pajtimin e juaj që të lidheni ligjërisht me rregullat e cekura nën Kushtet dhe Rregullat ose çfarëdo rregullore tjetër të gjeneruar nën kujdesin e Lumi Alba Kos Korp. Ju lutem mbani në mend që në rast të ndonjë konflikti në mes të këtyre Kushteve dhe Rregullave dhe çfarëdo rregulle specifike të imponuar me rast të ofertave speciale, arbitrazhi apo gjykimi që del nga Departamenti Ligjor brenda Lumi Alba Kos Korp. mbizotëron mbi të gjitha klauzolat apo nën-klauzolat tek këto Kushtet dhe Rregullat apo të çfarëdo rregulle tjetër.

2. Palët

2.1. Rregullat dhe Kushtet që ju lidhin juve dhe Lumi Alba Kos Korp. ju sigurojnë të drejtën për ti përdorur shërbimet tona në të gjitha seksionet e kësaj ueb-faqeje.

2.2. Referencat ne Kushtet dhe Rregullat të “ne” “neve” “e jonë” ose “kompania” iu referohen Lumi Alba Kos Korp. Përveç kësaj, çdo referencë për “Ueb faqen” i referohet kësaj ueb faqe-je e cila është pronë dhe nën menaxhimin e Lumi Alba Kos Corp.

3. Regjistrimi dhe llogaria e lojtarit

3.1. Për te pasur qasje në produktet dhe shërbimet tona, ju duhet të hapni llogarinë (“llogarinë e lojtarit”) tek ne. Ju mund ti gjeni udhëzimet si të hapet një llogari në pjesën Pyetjet e Shpeshta (PSH).

3.2. Në momentin kur ju vendosni të hapni llogarinë në ueb faqe-n tonë, do të kërkohet nga ju që ti siguroni të dhënat personale, duke e përfshirë emrin dhe mbiemrin, adresën e postës elektronike (e-mail), numrin personal të dokumentit identifikues, datën e lindjes, adresën, numrin e telefonit, numrin personal të telefonit (celularit), llogarinë personale bankare, dhe gjininë. Ju lutem mbani në mend që ju duhet të siguroheni që informatat e lartpërmendura janë të plota dhe të sakta duke e personalizuar tërë kohën llogarinë tuaj përmes konfigurimeve të llogarisë së lojtarit. Ne ju sigurojmë që te gjitha te dhënat ne këtë ueb faqe do te përdoren vetëm për qëllime te punës se produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion ne këtë ueb faqe. Llogaria e lojtarit është një llogari virtuale dhe kërkon kujdes kur te përdoret ne kompjuter publik apo privat, pra ne nuk bartim përgjegjësi ne rast te ndonjë keqpërdorimi dhe/ose abuzimi të mjeteve apo çfarëdo premise tjetër brenda llogarisë suaj si pasojë e shkeljes së kodeve te juaja për qasje (psh. emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit). Vëni re me kujdes që ne ju rekomandojmë përdoruesve tanë që ti qasen ueb faqe-s tonë në https:\\ platformë. Domeni zyrtar është www.LumiBet.com. Vetëm këta domenë ju sigurojnë platforma të sigurta për përdorimin e shërbimeve dhe produkteve tona.

3.3. Në rast se nuk shohim aktivitete në llogarinë tuaj të lojtarit në periudhë prej 180 ditësh, llogaria e juaj do të konsiderohet si llogari pasive. Ne megjithatë do të tentojmë t’iu informojmë për mundësinë e këtij veprimi me anë të postës elektronike. Në rast se llogaria juaj është bërë jo aktive, të gjitha mjetet e mbetura do te mbesin në llogarinë tuaj për një periudhë kohore të pacaktuar. Kështu që, nëse bilanci në llogarinë tuaj është pozitiv, llogaria juaj do të mbetet aktive.

3.4. Kur të hapni llogarinë tuaj në ueb faqen tonë, nga ju do të kërkohet ta bëni përzgjedhjen e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Pasi që është hapur llogaria juaj, ju duhet të siguroheni që emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi nuk do të përdoren nga palët te paautorizuara. Kompania jonë ju rekomandon që ta aplikoni rregullisht praktikën e ndryshimit të fjalëkalimit.

3.5. Gjitha veprimet ose transaksionet e ekzekutuara me anë të llogarisë suaj, duke e përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, do të konsiderohen si të vlefshme pa marrë parasysh faktin se a janë këto veprime dhe transaksione të autorizuara nga ju. Ne nuk do të bartim përgjegjësi në rast se ju vendosni, me apo pa vetëdije, ti zbuloni informatat lidhur me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Ju, përdoruesi, jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së llogarisë suaj bashkë me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe çfarëdo veprimi ose transaksioni që ekzekutohet me emrin tuaj të përdoruesit do të jetë përgjegjësi e juaj.

3.6. Në rast se e keni humbur apo harruar emrin tuaj te përdoruesit ose fjalëkalimin, ju lutem që ti referoheni udhëzimeve që janë në dispozicion ne ueb faqe-n tonë lidhur me adaptimin e emrit te përdoruesit dhe fjalëkalimit, apo mund ta kontaktoni shërbimin tonë për mbështetje të klientëve me anë të bisedës direkt online (chat), postës elektronike, ose numrit të telefonit që gjendet në ueb faqe-n tonë.

3.7. Është e drejtë e jona e padiskutueshme që ta mohojmë çdo regjistrim pa e cekur arsyen e një veprimi te tillë.

3.8. Klienti mund te regjistrohet vetëm njëherë ne ueb faqe-n tonë, dhe mund ta menaxhoj vetëm një llogari. Është e ndaluar që të regjistroheni me një emër të ri të përdoruesit duke i përdorur të dhënat e ndryshme personale. Gjithashtu, është e ndaluar ti regjistroni palët e treta edhe në rast se pajtimi i tyre iu është dhënë juve. Shitja, transferimi, ose riposedimi i llogarisë suaj është i ndaluar.

3.9. Ju e keni të drejtën ta mbyllni llogarinë tuaj të lojtarit nën diskrecionin tuaj në çdo kohë. Në këtë rast, ju lutemi ti drejtoheni shërbimit tonë për mbështetje të klientëve. Në lidhje me këtë, çdo shumë e pashfrytëzuar në llogarinë tuaj do të transferohet në llogarinë personale bankare ose do të jetë në dispozicion për ta tërhequr.

4. Depozitat dhe Tërheqjet

4.1. Ju mund të merrni pjesë në lojë me para të vërteta në LumiBet vetëm nëse ju keni të holla të mjaftueshme për të vënë baste.

4.2. Ju mund të qaseni në faqen tonë të pagesave duke klikuar në: “Deponimet” për të depozituar para në LumiBet, dhe “Tërheqje” për të tërhequr fitimet tuaja.

4.3. Të gjitha depozitat e bëra në LumiBet do të kreditohen në llogarinë tuaj në Euro.

4.4. Në shumicën e rasteve LumiBet nuk ju ngarkon me ndonjë përqindje parash për transaksionet e bëra në LumiBet dhe për transaksionet e bëra nga LumiBet, mirëpo ne e mbajmë të drejtën të ju ngarkojmë ndonjë përqindje për ndonjë transaksion në ndonjërën nga mënyrat e pagesave. Ju duhet të jeni të vetëdijëshëm që banka apo kompania e kartelës suaj mund të ju ngarkojë me ndonjë përqindje.

4.5. Fondet tuaja do të shfaqen në llogarinë tuaj në LumiBet, vetëm kur ju është shfaqur lajmërimi për transaksionin e sukses'shëm, dhe nëse sistemi ynë i pagesava ka marrur aprovimin nga kartela, banka apo operatori tjëtr i pagesave, për transaksion të suksesshëm.

4.6. Ju jeni i obliguar që ti nënshtroheni procesit të verifikimit për të bërë tërheqje, mirëpo; Ne mbajmë të drejtën të kërkojmë informacione shtesë, apo të kërkojmë nga ju që të nënshkruani “Formën për autorizimin e pagesës” në mënyrë që të miratojë transaksionin tuaj.

4.7. Ju pranoni që fondet e depozituara për llogarinë tuaj në LumiBet janë destinuar për lojë, dhe duhet të jetë qarkulluar 100% e shumës të depozituar, përndryshe ju nuk jeni i lejuar për të tërhequr fondet tuaja. Ne mbajmë të drejtën për të marrë një nga ju një tarifë në rast se një tërheqje nga llogaria juaj është kërkuar me këmbëngulje nga ju apo stafi ynë, apo në rast se ju keni thyer rregullat tona dhe llogaruja juaj duhet mbyllur, dhe fondet tuaja duhen tërhiqur..

4.8. Nëse, ndonjë shumë është depozituar aksidentalisht nga stafi ynë, apo nëse një shumë ështe shtuar në llogarine tuaj si rezultat i ndonjë gabimi teknik në kuota, sistem, apo nga gabimi i personelit tonë, ju jeni i detyruar të lajmëroni kujdesin për klient sapo të keni vënë re një gabim të tillë. Ne do të shpallim të pavlevshëm bastet e bëra dhe fitimet e mbledhura si rezutat i gabimeve te lartëcekura, dhe do të ri-marrim shumën e afektuar nga llogaria e juaj ne LumiBet.

4.9. Pagesa e fitimeve do të bëhet në burimin fillestar të depozitimit të të hollave, dmth. do të paguhen në kartelen/llogarinë bankare apo metodën tjetër të përdodur për depizitimin e parave në llogarinë tuaj në LumiBet

4.10. Para se të tërhiqni mjetet tuaja ju duhet të bëni kërkesë për tërheqje. Kërkesa për tërheqje mund të bëhet duke klikuar në: “Tërheqje“. Kërkesa për tërheqje zgjat 24 orë, dmth. Kërkesa juaj do të pranohet/nuk pranohet 24 orë nga çasti që ju keni bërë kërkesën për tërheqje.

4.11. LumiBet, aprovon limite për tërheqje dhe depozita. Ju lutem referohuni tek faqja jonë e pagesave për të parë limitet përkatëse të secilës metodë depozitimi/tërheqjeje.

5. Limitet në llogarinë e lojtarit të përcaktuara nga vete përdoruesi

5.1. Lojtari mund ti aplikon këto restrikcione në llogarinë e tij/saj të lojës: Vendosja e ndalesave të vlerës monetare të cilat mund te përdoren gjate një periudhe kohore ne ueb faqe-n tonë psh. vlerat monetare që janë në dispozicion për shpenzime ditore, javore, mujore.

5.2. Në momentin e qasjes në llogarinë tuaj personale, do të keni mundësi për ti shtuar, ndryshuar, apo larguar të gjitha kufizimet që janë vendosur më parë. Të gjitha limitet që ju kërkoni ti praktikoni apo ti hiqni do të zbatohen si ne vijim:
Në qoftë se e rrisni apo anuloni limitin tuaj, brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të kërkesës nga ne.

6. Kufizimet te imponuara nga ne

6.1. Ne do e mbajmë të drejtën ti imponojmë kufizimet e përshtatura në vlerën monetare të cilën mund ta përdor llogaria e lojës.

6.2. Nga llogaria e lojës do të jetë e lejuar të luhet deri në 20 tiketa të bastit brenda 24 orëve.

6.3. Maksimumi që mund të fitohet për një etiketë të bastit është 10,000 EURO.

6.4. Lojtari mund ti shfrytëzojë vlerat monetare deri në 20,000 EURO ne mënyrë që ta përdor cilindo nga produktet ose shërbimet tona brenda 24 orëve, dhe vlerat monetare deri në 50,000 EURO brenda një jave.

6.5. E përsërisim edhe njëherë, në rast se ne e konsiderojmë të nevojshme dhe vetëm nën diskrecionin tonë, ne mund ti imponojmë limitet e ndryshme në llogarinë e lojës, prandaj klauzola 6.1 do te mbizotërojë mbi të gjitha klauzolat tjera të cilat e rregullojnë çështjen e limiteve të imponuara nga ne.

7. Përdorimi i shërbimeve

7.1. Ne e mbajmë të drejtën, që në çdo kohë ta ndryshojmë, ndërpresim, heqim apo shtojmë një produkt ose shërbim apo një ueb faqe te tërë nën diskrecionin tonë pa paralajmërim paraprak dhe me efekt të menjëhershëm.

7.2. Kompania jonë nuk toleron sjellje apo aktivitete mashtruese. Nëse ne e vendosim, nën diskrecionin tonë te arsyeshëm, që ju jeni duke tentuar të kyçeni në cilin do nga aktivitet mashtruese siç janë:
- Tentimi të na mashtroni neve ose sistemin tonë;
- Tentimi ose kryerja e pagesave mashtruese;
- Tentimi ta mashtroni ndonjë përdorues/lojtar tjetër ose ndonjë person tjetër me ane të pagesave të rrejshme, duke i transferuar mjetet nga një përdorues tek tjetri ;
- Tentimi për ti ekzekutuar pagesat e rrejshme përmes një kredit kartele të vjedhur dhe/ose debit kartelave;
- Tentimi ti ekzekutoni transaksionet ilegale ose mashtruese (psh. shpëlarja e parasë) ;
- Nëse e shkelni ndonjërën nga dispozitat e Kushteve dhe Rregullave;
- Bashkëpunimi me llogari tjera të lojës kane vendosur baste shumë të ngjashme ose identike, ne do te mbajmë të drejtën ti anulojmë disa ose krejt bastet.
Nëse një aktivitet i tillë është detektuar atëherë ne do te mbajmë te drejtën që ta bllokojmë përkohësisht llogarinë e juaj të lojës, t’iu përjashtojmë pjesërisht ose tërësisht nga përdorimi i produkteve dhe shërbimeve tona, ta mbajmë tërë/një pjesë të kreditit juaj ose fitimit, kurse informatat për ju bashkë me informatat tuaja të identifikimit do të përcjellën tek autoritetet kompetente.

7.3. Përveç aktiviteteve të lartpërmendura, nuk është e lejuar që ta keqpërdorni ueb faqe-n duke i futur qëllimisht viruset ose materialet tjera që mund të jenë të dëmshme për platformën teknologjike të ueb faqes. Gjithashtu, nuk është e lejuar të përfitoni qasje të paautorizuar në ueb faqe, serverët, dhe bazën e te dhënave në pronësinë tonë ose ta merrni cilindo shërbim ose produkt. Nuk është e lejuar që ta përdorni çfarëdo softueri teknologjik të avancuar ose robot që do t’iu mundëson ta deformoni lojën normale. Në rast se ndodh ndonjë shkelje ose ekziston dëshmia që kjo gjë ka ndodhur, ne automatikisht do ta lajmërojmë këtë rast tek autoritetet kompetente. Identiteti juaj do të zbulohet në lidhje me të dhënat e juaja personale. Në qoftë se ndodh ndonjë shkelje vetëm ne e kemi të drejtën t’iu ndërpresim përdorimin e shërbimeve dhe produkteve tona.

8. Shpërlarja e parasë

8.1. Punëmarrësit, agjentët, partnerët e punëmarrësëve, apo përfaqësues të tjerë të kompanisë sonë ose kompanitë/palët dhe partnerët e tyre që ofrojnë shërbime në këtë ueb faqe nuk e kanë të lejuar ti përdorin produktet dhe shërbimet që janë te prezantuara në këtë ueb faqe. Fitimet nga ana e këtyre individëve/palëve të lartpërmendura nuk do të paguhen. Në mënyrë që ta dëshmoni që nuk jeni pjese e asnjërës nga këto grupe të përshkruara në nën-klauzolën 8.1. dhe dëshironi ta merrni të drejtën për ti pranuar fitimet ose profitet përmes llogarisë suaj të lojës, ju duhet ta prezantoni një dokument identifikimi me fotografi të lëshuar nga autoritetet relevante.

8.2. Ju duhet ti keni 18 vite ose më shumë për ta përdorur ndonjërin nga produktet ose shërbimet të ofruara në këtë ueb faqe. Me hapjen e llogarisë tek ne, ju automatikisht e konfirmoni që i keni 18 vite apo më shumë. Të miturit e kanë të ndaluar përdorimin e kësaj ueb faqe. Të gjitha fitimet ose profitet të gjeneruara me llogari të lojës te cilën e administron një individ me i ri se 18 vjeç nuk do të paguhen.

8.3. Si pasojë e arsyeve ligjore, disa lojtarë mund ta kenë të ndaluar përdorimin e një pjese të produkteve dhe shërbimeve tona për shkak të ligjeve që janë në fuqi në shtetet e tyre. Kjo ueb faqe dhe produktet dhe shërbimet që ofrohen këtu nuk e kane për qellim të përdoren nga personat që jetojnë në vende ku këto produkte dhe shërbime janë ilegale. Nuk lejohet që banoret e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe të Francës, Italisë ti përdorin produktet dhe shërbimet e kësaj ueb faqeje.

8.4. Ju si lojtar do të jeni përgjegjës për ta verifikuar a është përdorimi i ndonjërit nga produktet ose shërbimet në këtë ueb faqe i klasifikuar si aktivitet i paligjshëm në vendin tuaj. Ju plotësisht duhet ta verifikoni se a është përdorimi i cilit do nga produktet dhe shërbimet tona që gjenden ne ueb faqe në përputhshmëri me ligjin e zbatueshëm sipas të cilit ju jeni duke i përdorur të gjitha produktet dhe shërbimet në këtë ueb faqe.

8.5. Ne nuk do të pranojmë çfarëdo obligimi në rast se përdorimi i ueb faqe-s ose produkteve dhe shërbimeve të ofruara në ueb faqe janë klasifikuar si aktivitete të paligjshme në vendin e juaj. Për atë, në rast se kemi dëshmi të arsyeshme që përdorimi i produkteve dhe shërbimeve të ofruara në ueb faqe janë klasifikuar si aktivitete te paligjshme, ne e kemi drejtën që t’iu përjashtojmë nga përdorimi i produkteve dhe shërbimeve tona kurdo që e shohim të arsyeshme.

8.6. Duke e hapur llogarinë tek ne dhe duke u pajtuar me Kushtet dhe Rregullat, ju na autorizoni neve ose ofruesit të autorizuar të shërbimeve për ta verifikuar origjinalitetin e te dhënave të dhëna nga ju në momentin kur jeni regjistruar për llogarinë e lojtarit. Ne do ti kushtojmë shume rëndësi verifikimit të autenticitetit e të dhënave personale, moshës, vendit ku jetoni dhe informatave tjera personale. Ne mund të kërkojmë nga ju dëshmi tjera në formë të kopjes ku shihen qartë të dhënat në dokumentin identifikues, pasaportë, lejen e vozitjes, faturat e komunaleve, ose çfarëdo dokumenti tjetër ligjor që e dëshmon korrektësinë e informatave të dhëna nga ju në momentin e hapjes së llogarisë së lojtarit. Në rast se nuk mund ti dëshmoni informatat e lartpërmendura, ne do ta kemi te drejtën t’iu bllokojmë përkohësisht apo në mënyre të përhershme llogarinë tuaj të lojtarit dhe në këtë rast gjitha kreditë tuaja do të mbesin tek ne.

8.7. Informatat që i keni dhënë në momentin e regjistrimit mund të përdoren nga ne ose nga kompanitë që punojnë me ne. Megjithatë, ne do te zbatojmë këtë me kujdes të shtuar dhe duke e pasur parasysh parimin e konfidencialitetit dhe sipas specifikacioneve të përmendura në seksionin që i referohet mbrojtjes së të dhënave në këto Kushte dhe Rregulla dhe në pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat e aplikueshme.

8.8. Ne kemi të drejtën që në çdo kohë të mund ti paraqesim të gjitha transaksionet e pavlefshme ose ta bllokojmë llogarinë tuaj të përdoruesit përkohësisht apo në mënyrë të përhershme në rast se i keni paraqitur të dhënat jo të sakta. Në atë rast, të gjitha mjetet e mbetura do t’iu kthehen derisa gjithë shuma e parave e grumbulluar deri në atë datë do te suspendohet dhe nuk do t’iu paguhet. Nëse llogaria e juaj është bllokuar, të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe transferet, depozitat, tërheqjet, dhe përdorimin e çdo produkti dhe shërbimi nga ueb faqe-ja do të suspendohen. Për më shumë informata kontaktoni shërbimin tonë për mbështetje të klientëve përmes kanaleve kontaktuese që i keni në dispozicion në seksionin Informatat mbi Kontaktet të ueb faqe-s.

8.9. Kompania jonë së bashku me këtë ueb faqe është në përputhshmëri me Ligjin Kundër Shpëlarjes së Parave. Ne e kemi të drejtën ti monitorojmë të gjitha transaksionet në mënyrë që ta parandalojmë shpëlarjen e parasë. Në rast se kemi dëshmi të arsyeshme që aktivitetet e tilla janë duke u zhvilluar (shpëlarja e parasë), ne do te lajmërojmë këtë direkt tek autoritetet relevante. Nëse ju jeni në dijeni për çfarëdo aktiviteti të kësaj natyre ku përfshihen edhe produktet dhe shërbimet tona, këtë duhet ta lajmëroni direkt tek ne dhe autoritetet relevante. Ne e kemi të drejtën ti bllokojmë, suspendojmë, dhe ti ndalim përkohësisht ose në mënyrë te përhershme të gjitha transaksionet së bashku me llogarinë tuaj të lojtarit. Në këtë rast, mjetet tuaja do te ndalen në pajtueshmëri me ligjin e aplikueshëm.

9. Përdorimi i produkteve dhe shërbimeve nga distanca

9.1. Për arsye se të gjitha aktivitet në ueb faqe-n tonë mund të kenë qasje nga distanca (lidhja përmes internetit), deri sa përdorimi juaj i ueb faqe-s është mundësuar duke bërë pagesa përmes kanaleve elektronike/teknologjike, duhet të jeni të vetëdijshëm që:
- Ju mund të jeni duke i përdorur produktet dhe shërbimet tona përmes pajisjeve teknologjike (psh. kompjuteri, celulari, kompjuterët portative, etj) ose lidhjes të internetit e cila mund të jetë më e ngadalshme se sa tek përdoruesit tjerë, dhe kjo do të këtë një efekt negativ në suksesin tuaj gjate çdo ngjarjeje, produkti ose shërbimi të ofruar nga ne me anë të kësaj ueb faqe-je;
- Ju gjithashtu mund të përjetoni gabime në sistem, defekte të produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion në ueb faqe si rezultat i pikave të dobëta, gabimet në softuerin e ueb faqe-s, gabime ose defekte të rrjetit tonë, softuerit, ose harduerit që ju mundëson përdorimin e ueb faqe-s tonë. Ne këtë rast, ju duhet ta pranoni faktin që sistemi, softueri, rrjeti, ose hardueri mund të mos startojnë serish nga pozita e njëjtë ku është ndalur paraprakisht pa disavantazh për ju apo çdo llogari tjetër të lojtarit, por ne ju sigurojmë që do ti ndërmarrim të gjitha masat e arsyeshme që ta rregullojmë çdo humbje nga ana e juaj;
- Duke e përdorur produktin ose shërbimet e bastit të drejtpërdrejtë, duhet ta dini që mund të ndodh që nuk keni qasje në informatat e fundit dhe të azhurnuara ;
- Referohuni tek udhëzimet dhe instruksionet për secilin produkt dhe shërbim që është ofruar dhe në dispozicion ne ueb faqe-n tonë, për te cilët këto Kushte dhe Rregulla gjithmonë vlejnë, duhet të keni kujdes para përdorimit të cilitdo nga produktet dhe shërbimet tona të ofruara në ueb faqe.

10. Prona intelektuale

10.1. Ne ose ata që na kanë licencuar, të vetmit kemi të drejte mbi gjithë pronën intelektuale dhe të gjitha materialet ose përmbajtjen e seksioneve te kësaj ueb faqe-je.

10.2. Të gjitha logot, emrat, fotografitë, dizajnët, ose referencat tjera që na përfaqësojnë neve ose cilëndo formë të kompanisë tjetër/partnerit/palës së tretë të cilën e përdorim për ti prezantuar produktet dhe shërbimet tona së bashku me të gjitha produktet ose shërbimet që janë në dispozicion në ueb faqe janë shenja dalluese të patentuara në mënyrë të përshtatshme dhe nuk është e lejuar të bëhen duplikatë, të shpërndahen, apo të përdoren pa një aprovim formal nga organet e autorizuara.

10.3. Asgjë n këto Kushte dhe Rregulla nuk guxon t interpretohet ndryshe përpos në atë mënyrë sikur se është dhënë leja apo e drejta për ta përdorur këtë shenjen dalluese, licencën, dizajnin, logon, fotografinë, emrin ose cilëndo të drejte të autorit e cila është pronë e jona apo e kontraktorëve/partnerëve tonë.

11. Krijimi i kontaktit me Webmasters

11.1. Ne rast se dëshironi të ankoheni ose keni çfarëdo problemi lidhur me cilëndo pjesë të përmbajtjes, produktit, ose shërbimit që është në dispozicion në ueb faqe- ju mund të na kontaktoni me anë të postës elektronike, telefonit, ose letrës në adresën kontaktuese që gjendet në ueb faqe.

11.2. Ankesat lidhur me çfarëdo vlerësimi apo shume të fitores ose humbjes nga produktet tona ose shërbimet duhet të drejtohet në [email protected] brenda 3 ditë pune. Ne do te procedojmë ankesën tuaj brenda 7 ditësh pune. Vendimet që i marrim mbi ankesat tuaja janë finale, dhe ne nuk ofrojmë mundësi për ankesë shtesë.

12. Ndërprerjet dhe anulimet

12.1. Nëse keni iniciuar çfarëdo transaksioni përmes llogarisë suaj të lojtarit, ju nuk mund ta anuloni apo ta shfuqizoni atë transaksion.

12.2. Ne e mbajmë të drejtën absolute ti ndërpresim Kushtet dhe Rregullat nën diskrecionin tonë, ta bllokojmë përkohësisht apo në mënyrë të përhershme llogarinë tuaj të lojtarit, ta mbajmë apo ta ndalim bilancin tuaj ose pjesët e bilancit në llogarinë tuaj të lojtarit, ta mbyllim tërësisht llogarinë tuaj, apo ti ndalim nga llogaria juaj shumat ose kreditë që janë grumbulluar si rezultat i fitoreve, pagesave, bonuseve, çdo oferte speciale në rast se ndodh që:
- Ju e keni shkelur, apo me seriozitet keni tentuar ta shkelni cilëndo nga konventat apo divizionet e Kushteve dhe Rregullave;
- Ne kemi dëshmi të arsyeshme që ju jeni duke e përdorur apo tentoni ti përdorni produktet, shërbimet, apo cilindo aplikacion/përmbajtje që gjendet në ueb faqe me qëllim të mashtrimit, aktiviteteve ilegale (psh. shpëlarja e parëse), apo çfarëdo aktiviteti tjetër mashtrues apo në përgjithësi të papranueshëm.;
- Ne e pranojmë informacionin nga një burim i besueshëm që ju vetëm, apo në bashkëpunim me palët tjera, keni tentuar apo e keni kryer ndonjë aktivitet mashtrues ose kundërligjor në sajtet e tjera online për baste;
- Ju keni bankrotuar apo jeni bërë të paaftë të paguani, nuk i bëni pagesat apo nuk i përmbushni obligimet ligjore me kohë, apo mjetet e juaja janë konfiskuar ose janë në proces të konfiskimit së bashku me procedura te ngjashme në cilindo juridiksion dhe/ose territor.

12.3. Ne përputhshmëri me nën-klauzolën 12.4, ju e keni te drejtën ta mbyllni llogarinë e juaj të lojtarit dhe ti ndërpritni këto Kushte dhe Rregulla duke na informuar në mënyrë të duhur me anë të postës elektronike, telefonit, apo letrës në adresat dhe numrat qe janë ne dispozicion në seksionin e Informatave mbi Kontaktet në ueb faqe. Ne do të përgjigjemi në kërkesën tuaj brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Ju do të jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha transaksionet ose aktivitetet tjera që janë kryer duke e përdorur llogarinë tuaj të lojtarit deri në momentin kur e keni mbyllur llogarinë tuaj të lojtarit.

12.4. Me përjashtimin e ndërprerjes së cekur në nën-klauzolën 12.2., ndërprerja e llogarisë suaj të lojtarit mund të përfundohet pasi të gjitha bastet janë zgjidhe, të gjitha transaksionet nga llogaria e juaj e lojtarit janë ekzekutuar. Pas ndërprerjes së llogarisë suaj, bilanci i juaj do t’iu kompensohet përpos nëse nuk jeni përfshirë në ndonjërën nga aktivitetet te cekura ne 12.2. dhe 7.2. në të cilin rast, ne e mbajmë të drejtën ta mbajmë një pjesë/tërë shumën e bilancit juaj të mbetur tek ne.

13. Ndodhitë jashtë kontrollit

13.1. Ne nuk bartim përgjegjësi për çkado që ndodh jashtë kontrollit tonë. Ndodhitë e tilla përfshijnë, por nuk janë te kufizuara, me prishjet e rrjetit ose prishjet teknologjike, gabimet në sistem, aktivitetet terroriste, luftërat, demete e paqëllimshme, zjarri, vërshimet, stuhitë, katastrofat natyrore, fatkeqësitë nukleare ose respektimi i ligjit të ri, vendimeve te qeverise, kërkesave, apo çfarëdo rregullore tjetër. Ndërpresim ose ta anulojmë çdo produkt dhe/ose shërbim apo ueb faqe-n ose një pjese te çdo shërbimi ose produkti ose ueb faqe-s nëse nuk kemi mundësi - pavarësisht nga përpjekjet tona të arsyeshme si rezultat i asaj që është jashtë kontrollit tonë – t’iu ofrojmë një shërbim apo produkt te tillë. Në rast se ne e anulojmë apo e ndërpresim cilin do produkt ose shërbim ose ueb faqe-n, ose një pjese të cilit do produkt ose shërbim apo ueb faqe-s si rezultat i një ndodhie të tillë, ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme t’iu informojmë për këtë dhe gjithashtu mund t’iu kompensojmë vlerën monetare të cilën e keni paguar në avans dhe për të cilën nuk i keni pranuar produktet ose shërbimet që janë në dispozicion në ueb faqe-n tonë.

14. Ligji i aplikueshëm

14.1. Në mungesë të çfarëdo kërkesë speciale nga organet autoritative brenda kompanisë, këto Kushte dhe Rregulla do t’iu nënshtrohen ligjit të Kosta Rikës.

14.2. Nëmungesë të çfarëdo dispozite në kundërshtim nga autoritetet brenda kompanisë ose të përmendura në këto Kushte dhe Rregulla, mosmarrëveshjet që mund të dalin lidhur me këto Kushte dhe Rregulla janë të nënshtruara juridiksionit te gjykatave të Kosta Rikës.

14.3. Nëse një pjesë e këtyre Kushteve dhe Rregullave është e përkthyer në gjuhet tjera, versioni në gjuhën Angleze do të konsiderohet si i vlefshëm në rast të ndonjë dukurie ose mosmarrëveshjeje shkaku i ndryshimeve që mund të kenë ndodhur si pasojë e përkthimit nga një gjuhe në tjetrën.

15. Luajtja e përgjegjshme

15.1.Ne ueb faqe-n tone është një seksion i veçantë “Luajtje e përgjegjshme” ku ju mund te kërkoni ndihmë apo këshilla se si të luani lojëra të fatit në mënyrë të përgjegjshme dhe/ose të ballafaqoheni me luajtje kompulsive të lojërave me fat dhe me varësitë të tjera lidhur me lojërat e fatit.